Drita ka arritur një sukses historik duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Ekipi nga Gjilani mposhti Differdange me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithsëm 3 me 1 për skuadrën e Zekirija Ramadanit.
Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë, duke i dhënë Dritës një biletë të artë drejt një prej garave më të rëndësishme evropiane.
Me këtë rezultat, Drita shkruan një kapitull të ri në historinë e klubit dhe të futbollit kosovar, duke u bërë pjesë e elitës evropiane në këtë kompeticion.
Tani pritet të mësohet kundërshtari i radhës i Dritës, pasi të hidhet shorti për fazën e grupeve të UEFA Conference League.