Skuadra e Dritës ka arritur të shpallet Kampion i Futbollit në Kosovës, duke e bërë këtë arritje për herë të dytë në historinë e tyre.
Skuadra e Dritës ka fituar për herë të dytë në historinë e vet titullin kampion në Superligën e Kosovës, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në turin e parë paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Skuadra e qytetit të Gjilanit ka dominuar të gjithë kampionatin, por u desh të priste deri në javën e 33 për të siguruar diferencën matematikore nga ndjekësit dhe për të bërë të sajën trofeun.