Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka udhëtuar e motivuar në Dudelange të Luksemburgut, shkruan sot Koha Ditore.
Nga atje, shpreson të kthehet me rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës, pas një jave në Mitrovicë, të kërkojë kalimin tutje.
Ndeshja e parë ndërmjet Dudelanges, që është kampion i Luksemburgut dhe Dritës, luhet të enjten (sot, 18:30) në stadiumin “Stade Jos Nosbaum”.
Stadiumi në qytetin Dudelange ka kapacitet prej 2.558 ulëseve dhe një pjesë e mirë e tyre pritet të mbushen me shqiptarë që jetojnë në perëndim.
Drita të mërkurën ka arritur në Dudelange dhe ka zhvilluar një stërvitje të lehtë në orët e pasdites.