Sot me fillim nga ora 13:00 stadiumi ndihmës në Gjilan do të jetë nikoqir i derbit mes Dritës dhe Ballkanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 21-të për Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e fundit skuadra gjilanas fitoi në udhëtim ndaj Lirisë, kurse Ballkani si vendas barazoi ndaj Feronikelit’74.
Zekriija Ramadani ka treguar se skuadra është e kompletuar për këtë duke ndeshje, por vetëm portieri Florian Smakiqi mungon për shkak të lëndimit.
Drita gjendet në pozitën e tretë me 37 pile, kurse Ballkani në vendin e parë 44 pikë.