Drita arrin marrëveshje me Shpëtim Duron, të hënën zyrtarizimi?
Trajneri nga Shqipëria, Shpëtim Duro pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i skuadrës së Dritës së Gjilanit.
Sipas mediumit shqiptar “Panorama Sport”, nga burime të sigurta pranë klubit kosovar, thuhet se trajneri tiranas ka pranuar ofertën nga Drita.
Ky medium raporton se nesër (e hënë), Duro do të prezantohet zyrtarisht te kampioni aktual i Kosovës.
Duro në të kaluarën ka drejtuar Partizanin, Skënderbeun, Vllazninë, Besën, Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi Flamurtarin.
Trajneri shqiptar para disa ditësh kishte pranuar bisedimet me klubin kosovar dhe kishte thënë se përgjigjen do t’ua jepte Dritës brenda dy ditësh.
Ai pritet të nisë një aventurë të re te kampionët e Kosovës, të cilët i gjen në një moment të errët, pasi kanë pësuar katër humbje radhazi në kampionat.
Duro do të zëvendësoj Bekim Isufin, i cili dha dorëheqje pas humbjes në shtëpi nga Llapi.