Skuadra gjilanase FC Drita, sot përmes një konference për media, do të prezantoj trajnerin e saj më të ri grekun Akis Vavalis.
Para Akia Vavalis, FC Drita udhëhiqej nga trajneri kosovar Arsim Thaqi, i cili dha dorëheqje ende pa përfunduar kampionati i Kosovës.
Kujtojmë se skuadra e FC Dritës, ishte në bisedime me dy trajnerët si Alban Dragusha dhe Mirel Josa, por që në fund gjilanasit u dakorduan me Akis Vavalis, i cili do ta udhëheqë skuadrën deri në fund të sezonit 2023/24 dhe mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Komunikata e plotë e FC Dritës:
KONFERENCË PËR MEDIA
Klubi jonë FC DRITA sot (e hënë) do të mbaj konferencë për media ku do të prezantohet treneri i ri i klubit.
Konferenca do të mbahet në zyret e klubit te fusha sintetike nga ora 13:00.
Të gjitha mediat janë të mirëseardhura në konferencë e ku do të flasin drejtori sportiv Valon Zymberi dhe treneri Akis Vavalis.
FC DRITA⬜️🟦