Skuadra e Dritës sot nis stërvitet për stinorin pranveror në elitën e futbollit dhe qysh sot do ta bëjë prezantimin e trajnerit të ri.
Demokracia.com mëson se Arsim Thaqi do të prezantohet sot në krye të shtabit teknik të Dritës.
Të kujtojmë se Drita udhëhiqej nga trajneri Ardian Nuhiu në vjeshtë ndërsa disa ndeshja pa përfunduar stinori u largua. Në konkurrencë për ta zënë vendin e tij ishin edhe Alban Dragusha e Samuel Nikaj por gjilanasit u përcaktuan për Arsim Thaqin.