Sot zhvillohen ndeshjet e fazës “Play-off” në UEFA Europa Conference League, ku skuadra gjilanase FC Drita synon kualifikimin përballë NK Celje në Slloveni.
Drita në ndeshjen e parë pësoi humbje dramatike me rezultat 2-3, duke pranuar gol në sekondat e fundit të takimit, çka e lë të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit.
Trajneri Zekirija Ramadani, në konferencën për media një ditë para ndeshjes, foli edhe për kushtet e fushës në Slloveni. Ai u ankua për gjendjen jo të mirë të terrenit, duke theksuar se është dukshëm më e dobët dhe nuk mund të krahasohet me stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri.
Ndeshja zhvillohet sonte nga ora 18:45 në Slloveni, me Dritën që kërkon një paraqitje të madhe për të shkruar historinë dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër.

