Përkundër investimeve të mëdha FC Drita s’po shndritë. Madje, javën e kaluar e humbi edhe kreun e tabelës, meqë nuk arriti dot ta mposht Dukagjinin në udhëtim, shkruan Radio Star.
Në anën tjetër, kampioni aktual Ballkani u “zgjua nga gjumi” duke e rrëmbyer kreun e tabelës me 58 pikë, një më shumë se bardhë e kaltrit pasi fitoj kundër Drenicës në udhëtim.
Rënia në vend të dytë, bëri që “Intelektualët” të mbeten pa trajner në fazën më të rëndësishme të garave.
Arsim Thaqi dha dorëheqje. Ky fundit nuk e mbajti premtimin që e kishte dhënë pas ndeshjes me Prishtinën të cilën e kishte mposhtur.
“Drita do të jetë kampione e Kosovës”, thoshte Thaqi i emocionuar pas fitores.
Por, përkundër premtimit, Thaqi u dorëzua dhe ia mbathi.
Trajneri prishtinas u “arsyetua” se ishte i pakënaqur me rezultatet e deritashme, derisa u kritikua shumë kur u mposht nga Ferizaj, një skuadër që po lufton për mbijetesë.
Ai drejtoi Dritën për 11 ndeshje, duke arkëtuar 19 pikë në këtë periudhë. Trajneri e lë skuadrën me një seri prej 7 ndeshjeve rresht pa humbje (3 fitore, 4 barazime që nga disfata e fundit 1-2 ndaj Ferizajt).
Skuadra realizoi 16 gola ndërsa pranoi 7 në total, duke mbajtur në pesë raste portën e paprekur.
Thaqi erdhi në vend të Ardian Nuhiut që kishte qëndruar gjatë te Drita. Ai më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Malisheva, Prishtina, Flamurtari, KEK-u, Trepça ’89 e 2 Korriku.
Ndryshe, raportohet se Mirel Josa është kandidati kryesor që mund ta pasojë Thaçin dhe do të tentoj që ta rikthej trofeun e kampionit në Gjilan.
Josa pak javë më parë është shkarkuar nga Vllaznia e Shkodrës, dhe është i lirë momentalisht. Trajneri shqiptar ka drejtuar edhe më parë ekipe kosovare, si Prishtinën, ku arriti të fitojë dy herë Kupën e Kosovës. /Radio Star/