Kampionia në fuqi e Superligës, Drita i ka bërë ofertë të majme me pagë mujore prej 10 mijë euro mesfushorit të Kombëtares së Shipërisë, Jetmir Hykes.
Kampioni i Kosovës në futboll Drita, sezonin vjeshtor e ka kaluar mjaft keq duke i humbur shpresat për titullin e kampionit, pasi nga 17 xhiro ka shënuar vetëm shtatë fitore dy barazime dhe tetë humbje, duke u radhitut në vendin e gjashtë me 23 pikë.
E afati kalimtar i janrit po shifet si afati i Dritës, pasi kampionët e Kosovës, dëshirojnë që të përforcohen me lojtar kualitativ dhe të dëshmuar.
Kallxo.com ka mësuar se Drita ka zhvilluar bisedime me lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, duke i afruar kontratë për katër muaj me pagë prej 10 mijë euro për muaj.
Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Dritës, Valon Zymberi, ka treguar se presidenti i klubit Valon Murseli, ka biseduar me Hyken, por problem për lojtarin është Superliga e Kosovës nuk i shërbën karrierës së tij, dhe se dëshira e tij nuk është të luajë në Kosovë.
“Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar. Presidenti Valon Murseli dhe Hyka janë miq të mirë. Nuk është problemi te çështja e pagës, por problemi është që sa I konvenon Hykes liga e Kosovës për karrierën e tij. Gjithçka është biseduar miqësisht”, ka thënë fillimisht Zymberi për Kallxo.com.
Ai ka thënë se për Dritën do të ishte nder që të luante Jahmir Hyka për ta.
“Nëse ai pranon të luaj në Kosovë, është nder për ne, por që interi i tij nuk është të luaj në Kosovë”, ka treguar ai për mediumin tonë.
Jahmir Hyka me 3 shkur të vitit 2017-të ishte transferuar në Quakes nga Luzerni për 1.25 milionë euro.
Ndërsa prej 1 janarit të vitit 2019 sipas “Transfermarkt.com”, është lojëtar i lirë.