Sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës.
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë në Gjilan, Drita kërkon përmbysjen dhe kualifikimin në finale, ndërsa Prishtina synon të ruajë avantazhin dhe të sigurojë biletën për ndeshjen për trofeun.