Derbi lokalë ka përfunduar me festë të madhe për “Intelektualët”!
Pas një ndeshjeje me përmbysjeje spektakolare, skuadra e Dritës ka dalë fituese ndaj rivalit të përbetuar, Gjilanit.
Menjëherë pas ndeshjes, faqja zyrtare e klubit publikoi një postim thumbues në rrjete sociale, duke shpërndarë një foto nga festa e skuadrës me mbishkrimin:
“The city is blue⚪️🔵”
Ky postim u interpretua si një mesazh i qartë për rivalët kuqebardh, duke theksuar se Gjilani për momentin i përket ngjyrës blu.
Derbi i Gjilanit edhe një herë tregoi se nuk është vetëm një ndeshje futbolli, është një betejë për krenarinë e qytetit.