Mbrojtësi i njohur kosovar, Përparim Islami, u largua para disa javëve nga Feronikeli.
Gazeta Olle ekskluzivisht kishte raportuar se Islami ka arritur marrëveshje në parim me Dritën.
Ndërsa sot, ‘Olle’ merr vesh se prezantimi i mbrojtësit te ‘Intelektualët’ është vetëm çështje orësh.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Feronikel, Islami fitoi gjithçka me klubin, duke pasur paraqitje të mira edhe në Evropë.
Padyshim se transferimi i tij te ish-kampioni i Superligës, do ta forcojë edhe më shumë skuadrën e Ardian Nuhiut, e cila viteve të fundit ka qenë njëra nga skuadrat kryesore në vend.