Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 7-të në Superligën e Kosovës, ku skuadra gjilanasve ka marrë një fitore të rëndësishme me rezultat 3-1.
Për Dritën golat i shënuan Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Ibrahim Salifu.
Nga ana tjetër, goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Dienit Isufi, ish-lojtar i Dritës.
Me këtë fitore, Drita arrin në 8 pikë pas një fillimi të vështirë sezonal.
Tani vëmendja e bardhekaltërve zhvendoset drejt garave ndërkombëtare, pasi të enjten ata e nisin aventurën në UEFA Conference League, ku do të përballen me skuadrën finlandeze KuPS Kuopio, një sfidë që pritet të jetë mjaft e vështirë, por edhe një mundësi e madhe për të treguar fuqinë e tyre në arenën evropiane.