Ka përfunduar derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, një ndeshje e rëndësishme dhe e shumëpritur nga tifozët.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka arritur një fitore dramatike me rezultat 3-2 si mysafir ndaj kampionit aktual, Ballkanit.
Me këtë fitore, Drita ka konsoliduar pozicionin në krye të tabelës, duke krijuar një diferencë prej 8 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Ballkani.
Pas 15 xhirove, Drita kryeson Superligën me 34 pikë, duke vazhduar me një formë të shkëlqyer drejt synimeve të saj për këtë sezon.