Ekipi i gjeneratës U13 i Dritës ka shkëlqyer në turneun prestigjioz “Glasi Cup 2025” të mbajtur në Graz të Austrisë, duke u shpallur kampion pa asnjë humbje dhe pa pësuar asnjë gol.
Të udhëhequr nga trajneri Hekuran Ismaili, talentët e rinj të klubit gjilanas treguan disiplinë, pasion dhe lojë të mrekullueshme, duke sjellë një sukses të madh dhe krenari për futbollin e Kosovës.