Tri miqësore tashmë janë prenotuar për kampionin në fuqi, që pritet nga data 23 janar të udhëtojë drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore.
Ekipe nga Rumania dhe Azerjbexhani do të vihen përballë Dritës së Shpëtim Duros, që në pranverë do ta kërkojë titullin e DigitAlb Kupës.
Prishtina, Llapi dhe Feronikeli deri më tani kanë konfirmuar se fazën përgatitore do ta zhvillojnë në Turqi.
Burime të ‘GazetaBlic’ konfirmojnë se edhe kampioni aktual i Kosovës, Drita gjithashtu do të udhëtojë për në Antalia për të kryer stërvitje dhe ndeshje miqësore para startit të kampionatit.