Këtë të mërkurë të mërkure dhe të enjte do të zhvillohet xhiroja e dymbëdhjetë e Superligës së Kosovës në Futboll, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante. Kryendeshja e kësaj xhiroje dhe e tërë stinorit do të jetë ballafaqimi ndërmjet Ballkanit të Suharekës dhe Dritës së Gjilanit, ekipe këto që prijnë në tabelë. Këto dy ekipe është dashur të ndeshen më herët në Gjilan, por shkaku i obligimeve të Ballkanit në Europa Conference League, ndeshja ishte shtyrë.
Në xhiron e kaluar, Ballkani si mysafir mundi Feroniklin ’74 me rezultat të thellë 3:0, derisa Drita në fushë të vetë luajti baras me Lirinë 1:1.
Ekipi tjetër nga Gjilani, SC Gjilani në fushë të vetë e pret Feroniklin ’74 në fushë të vetë, ku pikët për të dy ekipet janë të domosdoshme. Të dy ekipet në këtë ndeshje hyjnë nga humbjet që pësuan në fundjavë.
Për momentin Gjilani është në pozitën e shtatë me 11 pikë, aq sa ka edhe Feronikli ’74 në pozitën e tetë.