Java e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës pritet të jetë javë me shumë ndeshje interesante.
Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e shtunë, ku vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Podujevë, në ndeshjen Llapi – Drita.
Llapjanët këtë edicion dy herë kanë mposhtur gjilanasit, por tani edhe Drita vije në formë të mirë.
Vendasit janë në kërkim të pikëve për ta vazhduar garën për titullin e kampionit, ndërsa kampioni në fuqi luan pa presion pasi ka siguruar mbijetesën.
Ndeshjet e ditës së sotme në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohen nga ora 15:30.