Shumica e skuadrave nga Superliga e Kosovës kanë marrë rrugë për në Turqi, për t’u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit 2024/25.
Drita, lideri i tanishëm i elitës së futbollit kosovar sot niset drejt Antalisë, shkruan Indeksonline
Përmes rrjeteve sociale, Drita ka zbuluar edhe kundërshtarët në ndeshjet miqësore.
Me 18 janar, Drita luan ndaj Jetisy nga Kazakistani.
Më 22 janar, Drita luan ndaj Arkadak nga Turkmenistani
Më 23 janar, Drita luan ndaj Iberia nga Gjeorgjia
Më 26 janar, Drita luan ndaj Chernomoretsit nga Ukraina
Dhe më 27 janar, Drita luan ndaj Kspest Honved nga Hungaria.