FC Drita ka vazhduar kontratën me trajnerin e saj Ardian Nuhiu, i cili do të jetë pjesë e ekipit bardh e kaltër deri në vitin 2022. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ekipi gjilanas, i cili është i kënaqur me punën e Nuhiut dhe i ka ofruar kontratë të re.
Edhe drejtori i klubit, Feti Murseli, është shprehur i kënaqur me marrëveshjen e arritur.
Të rikujtojmë se nën drejtimin e Ardian Nuhiut, Drita momentalisht zë pozitën e dytë në tabelë me gjasa të mëdha që sivjet për herë të tretë të shpallet kampione e Kosovës.
Ja postimi i plotë i FC Drita
Sonte pas nje takimi te shkurter eshte arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me trenerin tone Ardian Nuhiu edhe per dy vitet e ardheshme!
Drejtori i pergjithshem Feti Murseli eshte shprehur tejet i kenaqur me punen profesionale dhe perkushtimin e trenerit Shkupjan Ardian Nuhiu, dhe per te cilen i eshte besuar klubi edhe per dy vitet e ardhshme.
Klubi jone i deshirone suksese ne qellimet tona te perbashketa trenerit.