FC Drita ka fituar përballjen me FC Ferizajn në ndeshjen e javës së 10-të, në Superligën e Kosovës në Futboll. Rezultati final i këtij takimi ishte 3:1 për vendësit.
Në fakt, në pjeës lojën e parë u shënuan dy autogola, iljazi e Bejtullai shënuan aty ku s’duhet, për të shkuar në pushim ekipet me rezultat të barabartë 1:1, por se në pjesëlojën e dytë, për Dritën ka shënuar sërish Bejtulai, por tani, aty ku duhet, në portën kundërshtare, për t’u shfajësuar kështu për “autogolin”, e më pas edhe Arthur shënoi një gol të bukur, për rezultatin final të takimit (3:1).
Kështu, FC Drita radhiti edhe një fitore për t’u përforcuar në pozitën e tretë në tabelë të klasifikimit, tani me 17 pikë, duke u afruar me pikë me dy pozitat e para.
Pra, ishte kjo fitorja e katërt radhazi e Dritës në Superligë, duke bërë që skuadra gjilanase të hyjë fuqishëm në serinë e fitoreve dhe siç ishte shprehur ditë me parë edhe Zekirija Ramadani, trajner i skuadrës “bardh e kaltër”, “Ekipi ka kapur ritmin dhe formën e duhur!”.










