FC Drita ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Endrit Morina.
Në komunikatën e klubit theksohet se Morina ka dhënë një kontribut të çmuar gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës, ndërsa drejtuesit e falënderojnë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar.
Drita i uron Morinës suksese të mëtejshme në karrierën e tij.
Komunikata e plotë:
Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Endrit Morina.
Klubi ynë e falënderon Endritin për kontributin gjatë kohës sa ishte pjese e klubit tone duke i uruar shumë suksese.
Faliminderit Endrit Morina 💙










