Sot do të luhet ndeshja e vetme e fazës 1/16 të Kupës së Kosovës, ku Drita do të përballet me Rahovecin.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, duke nisur nga ora 12:00.
Për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani, ky short i rrethit të parë vlerësohet si i favorshëm, duke pasur parasysh formën e mirë që po kalon ekipi gjilanas.