Skuadra gjilanase, Drita, nesër do të ballafaqohet me Vallecanon në kuadër të UEFA Conference League. Para këtij takimi, ekipi ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit, ndërsa udhëtimi drejt Madridit është realizuar që dje.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani tashmë e ka siguruar kualifikimin në play-off, megjithatë çdo rezultat pozitiv në këtë ndeshje do të ishte në favor të ekipit gjilanas.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 21:00.

