Futbollisti Kemehlo Nguena është zyrtarizimi më i fundit i Dritës.
Mesfushori defanziv 25-vjeçar i është bashkuar skuadrës gjilanase, duke përforcuar repartin e mesfushës para sfidave të ardhshme në kampionat.
Klubi e ka prezantuar Nguenën si afrimin e radhës, duke shpresuar se përvoja dhe cilësitë e tij në rolin defensiv do të sjellin më shumë stabilitet në ekip.

