Gjilan, 29 janar 2017 – Një nga aktivitet përcjellëse të “Flakës së Janarit” është edhe “Foto Flaka”, e cila ka përjetuar edicionin e dytë të saj në kuadër të këtij manifestimi. Driton Vitia është fitues i çmimit për foton më të mirë në “Foto
Flaka”, me titull “Kërcimi mbi urën e fshejtë”.
Në foajenë e Teatrit të Gjilanit janë ekspozuar 27 fotografi artistike, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar me nga tri fotografi, por janë përzgjedhur vetëm më të mirat prej tyre.
Burim Baftiu, ka thënë se fotografia dhe filmi po bëhen pjesë përbërëse e “Flakës së Janarit”, ndërkaq ka falënderuar të gjithë fotografët që e kanë nderuar ekspozitën, duke shtuar se fotografitë kanë qenë të ekspozuara gjatë gjithë kohës së “Flakës së Janarit”.
Ai ka përshëndetur mbështetjen institucionale të kryetarit të komunës, Lutfi Haziri, për të jetësuar këtë festival me film dhe fotografi.
Baftiu ka shtuar se cilësia e fotografive është shumë e mirë dhe janë shumë të kënaqur dhe për këtë ka pasur një debat, gjatë përzgjedhjes së fotos më të mirë.
Bashkim Nexhipi, udhëheqës i njësisë për Kulturë, Rini e Sport, tha se janë zotuar që edhe në të ardhmen do të mbështesin aktivitete të tilla, duke shtuar beson që fitoi më fotografia më e mire.
Përndryshe, Nexhipi bëri të ditur se janë dakorduar që nga viti i ardhshëm të konkurrohet me nga dy fotografi, njëra me foto të heronjve tanë, kurse tjetra foto artistike.