Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës (OKPIP) në Gjilan, aktualisht ka diku rreth 287 anëtarë.
Mirëpo, drejtori Metush Dubova, ankohet kur janë në pyetje ineteresat jetësore të kësaj kategorie shoqërore, duke thënë se pensionet tash nuk janë të mjaftueshme, sidomos të atyre me kontribut, sepse, janë aq të ulta, e si të tilla, nuk i plotësojnë as kushtet minimale për jetesë.
“Kemi shumë ankesa dhe vërejtje nga ana e pensionistëve, sepse, me pensionet e tyre, nuk mund të blejnë as barna e medikamente për të cilat kanë nevojë”, ka thënë ai.
Ai, për AL “GJILANI.INFO”, tha se janë jo më pak se 33 raste në gjendje të keqe, si në aspektin shëndetësor poashtu edhe material.
“Deri në vitin 2017, pensionistët janë vizituar rregullisht nga mjeku, jo më pak se dy herë në javë si dhe janë furnizuar me barna elementare nga qeveria, por kështu nuk ka ndodhur gjatë këtij viti. E, nga ana tjetër, ne iu ndihmojmë pensionistëve me gjendje të keqe materiale, por vetëm në kuadër të mundësive egzistuese që kemi, si bie fjala: me miell, sheqer, qaj, mishra dhe pije”, ka pohuar Dubova.
Kurse, si mundësi tjetër, në interes të pensionistëve thuhet se është edhe realizimi i pushimeve verore.
“Për këtë vit kemi pasur pa pagesë 12 pensionistë për të pushuar në Banjën “NËNA NAILE” në Kllokot dhe “BANJA E KLLOKOTIT”, po në Kllokot, e të cilat kanë pranuar nga 4 pensionistë për të pushuar pa pagesë”, ka thënë ai.
Sipas tij, pensionistët për nevojat e tyre kanë edhe sallën në të clën ditojnë 70 deri 100 prej tyre si dhe pije dhe mundësi për lojra të ndryshme, si: shah, domino, letra etj.
Ndërkaq, mësohet se në mardhënje pune, tash për tash, janë 6 punëtorë të cilët paguhen nga të hyrat që sjell qeraja./GJILANI.INFO/