Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka denoncuar komandantin e stacionit policor të Graçanicës, Bratislav Trajkoviq për ngacmim ndaj polices boshnjake, Milhata Qela.
Sipas Baljes, policja Qela ka qenë në një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti Trajkoviq, shkruan teve1.info
“Ka qenë një police e quajtur Milhata Qela, boshnjake, e cila ka 19 vjet që punon në shërbim. I shqetësuar, duke qarë, i frikësuar, me një gjendje dukshëm shumë të keqe dhe e gjithë kjo si rezultat i ngacmimit psikologjik nga komandanti i stacionit policor të Graçanicës z. Bratislav Trajkoviq. Edhe pas raportimit në IPK me inspektoren S.D., asgjë nuk ka ndryshuar sepse ajo as nuk ka marrë përgjigje”, ka shkruar Balje.
Më tej Balje ka kërkuar nga institucionet kompetente, policia dhe IPK-ja, si dhe ministria që ta hetojnë rastin.