Ndryshimet hormonale, problemet me gjëndrën tiroide e mungesa e hekurit janë disa nga indikatorët që mund të shkaktojnë rënie të flokëve.
Kjo gjendje konsiderohet të jetë normale, pasi shktakohet nga hormonet, stresi në trup dhe kushtet tjera që shoqërojnë shtatzëninë shkruan Healthline.
-Ndryshimet hormonale
Disa gra përjetojnë rrallim apo humbje të flokëve për shkak të stresit. Kjo gjendje quhet telogen effluvium dhe prek një numër të vogël të grave shtatzëna.
Tremujori i parë mund të sjell stres në trupin tuaj pasi ekuilibrimi i hormoneve ndryshon në mënyrë drastike për të mbështetur fetusin. Rrallimi i flokëve mund të vërehet pas dy deri në katër muaj.
-Problemet shëndetësore
Çrregullimet e tiroides si hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi, mund të jetë e vështirë të vërehet gjatë shtatzënisë.
Nga te dy kushtet, hipotiroidizmi është më i zakonshëm, duke prekur 2 ose 3 nga 100 gra shtatzëna.
-Mungesa e hekurit
Mungesa e hekurit ndodh kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të marr oksigjen në inde të ndryshme në trup. Mund të shkaktojë rrallim të flokëve së bashku me simptoma të tjera si, lodhje, rrahje të parregullta të zemrës, gulcim dhe dhimbje koke.
Ndërsa, humbja e flokëve si rezultat i mungesës së hekurit nuk është e përhershme.