Para se deputetët të votojnë marrëveshjen që i falë mbi 8200 ha, Malit të zi, duhet t’a kenë të qartë betimin që kanë dhënë, në fillim të kësaj legjislature.
Në vijim gjeni tekstin e Betimit të cilin e kanë nënshkruar 120 deputetët e Kuvendit:
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.”
Betohem!