Analisti Dukagjin Gorani ka analizuar rezultatet të cilat janë publikuar nga kompanitë e ndryshme përmes Exit Poll-it.Gorani ka thënë se bazuar në katër vitet e qeverisjes, dhe duke marrë parasysh fushatën e zhvilluar nga Lëvizja Vetëvendosje, ai ka pritu rnjë rënie më të madhe të LVV-së.
“Opozita ka shënuar ngritje, mirëpo nëse e shohim fushatën optimiste dhe gjithë angazhimin, opozita nuk ka performu qysh është pritë. Kam pritë rënie më të madhe të Vetëvendosjes, marrë parasysh me katër vitet e qeverisjes, dhe marrë parasysh fushatën. 42 deputetë është rezultat shumë i lartë. Ky rezultat e sjellë vendin në krizë parlamentare. Është rezultat i cili është shumë më shumë problematik, sesa që është rezultat që është në gjendje me prodhu zgjidhje”, ka theksuar Gorani në Presisng të T7. /Gazeta Infokus