Dukagjini ka arritur të shënojë fitore, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0 në Klinë.
Skuadra e Ismet Munishit realizoi nga një gol në secilën pjesë, duke e vulosur triumfin para tifozëve të vet.
Pavarësisht përforcimeve të bëra gjatë verës, Gjilani i Ardian Nuhiut nuk arriti të tregojë lojën e pritur dhe u kthye pa pikë nga ky udhëtim.
Pas dy xhirove të para në Superligë, skuadra gjilanase mbetet me vetëm një pikë në tabelë.