Duke votuar kandidatët nga Anamorava do të fuqizohet edhe trekëndëshi kufitarë Gjilan-Kumanovë-Preshevë
Shkruan: Refik HASANI
Zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor në fundë të javës tjetër për legjislaturën e gjashtë jan një mundësi dhe një shans që duke mbështetur kandidatën për deputet do të mbështesim Gjilanin, do ta fuqizojm Anamoravën dhe direkt e indirekt është një përkrahje për Krahinën shqiptare që përfshin komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe zonën Kumanovë Likovë. Duke votuar kandidatën nga Gjilani e Anamorava do ta mbështesim vetën tonë. Ne jemi Rajoni që më së shumti kemi nevoj për investime dhe përfaqësim në pozita kyqe në nivelin qendror,sepse jemi trekëndësh kufitar-strategjik i interesit Ekonomik dhe Kombëtarë, kjo legjislaturë do të duhej, dhënë zgjidhje për të:
· Përfunduar Autostradën që lidh Gjilanin e Anamoravën me Prishtinë, Detin Adriatikë Shqiptarë, por edhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore që lidhë Gjilanin me Preshevë, Kamenicë, Bujanoc,Viti, Novobërdë, Medvegjë etj,
· Filluar funksionuari Zona Ekonomike,miratimin e infrastruktës ligjore lidhur me bashkëpunimin në binjakëzim, vllazërim e miqësim dhe bashkëpunimi ndërkufitarë dhe investime në partneritet , në projekte dhe program të BE-së të IPA-s,
· Zgjidhur njëher e përgjithmon problemi i Lumit Mirusha,ujrave të zeza,Lumit Morava etj,
· Funksionalizuar rruga Gjilan-Kumanovë përmesë Zhegrës dhe plotësuar me shërbime spitalin Regjional në Gjjilan,
· Universitetin publik ,,Kadri Zeka’’, të hapë drejtime të reja duke përmbushur nevojat jo vetëm të Gjilanit e Anamoravës por edhe Rajonit Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë e zonën Kumanovë e Likovë si dhe ndërtimi i kampusit Universitarë dhe bibliotekës Rajonale.
Duke mbështetur kandidatët nga Komuna e Gjilanit dhe Rajonit të Anamoravës do të jemi afër realizimit dhe konkretizimit të këtyre projekteve që u cekën më lartë dhe shumë investimeve tjera.
Unë jam i pavarur pasi nuk jam pjesë dhe strukturë i asnjë subjekti politik,prandaj mora guximin të shkruaj dhe të bëjë një apel publik që të mbështesim kandidatët e Komunave dhe Rajonit ton.Fuqizimi i Komunës së Gjilanit dhe Rajonit ton është më se i domosdoshëm, por jo i pamundur. Duke votuar më 11 qershor kandidatët nga Gjilani e Anamorava do të kemi investime e projekte në interes të trekëndëshit kufitar të tri Rajoneve. Pasi t’i mbështesim të gjithë ne bashkarisht do të duhej kërkuar llogari për projekte, investime dhe përfaqësime tjera.