By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Durmishi: Do konfiskohen patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Durmishi: Do konfiskohen patentë shoferët që janë marrë kundërligjshëm

Përditësimi i fundit: February 2, 2024 4:40 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i prezantoi disa gjetje që kanë të bëjnë me dyshime për keqpërdorime me patentë shoferë.

- Advertisement -

Durmishi tha se dyshimet e para janë se “kemi të bëjmë me një ndërmarrje të gjerë kriminale”.

“Përkundër punës tonë, fatkeqësisht keqbërësit gjejnë forma e metoda të ndryshme që të korruptojnë sistemin dhe pajisja me patentë të bëhet me kundërshtim me ligjin…,. Për çdo dyshim duhet të marrim masa. Pajisja me patentë me metoda korruptive është krim, sepse ata rrezikojnë jetën e vetes dhe të tjerëve. Shumica e aksidenteve ndodhin për mosrespektim të rregullave”, tha ai.

Ai tha se të gjitha këto dyshime dhe prova janë deponuar në Gjykatë.

Durmishi ka theksuar se nëse dyshimet për keqpërodrime vëretohen “do ti anulojmë provimet, do konfiskohen patentë shoferët, sepse janë marrë kundërligjshëm, është procedurë tjetër pastaj”.

“Dyshimet tona kanë të bëjnë me një ndërmarrje të gjerë kriminale, e cila mbetet të vërtetohet nga drejtësia. Dyshimet kanë filluar nga informatat e qytetarëve, ka dyshime për keqpërdorime, marrë parasysh për gjetjet, që shumë kandidatë të cilat gjoja pjesën teorike e kanë kaluar në vitin 2021, kur s’kishte testim, kurse pjesën praktike në vitin 2023 dhe në fillim të janar të këtij viti”, vijoi ai.

Ai e përmendi edhe njësinë në qytetin e Pejës, ku sipas tij, rreth 666 kandidatë kanë kaluar provimin praktik në kategoritë B, C dhe C1. Të gjithë kandidatët, sipas tij, ishin nga qytete të tjera.

“Kemi hasur në keqpërdorime në Pejë, kemi hasur në një dukuri që tjetër ku nuk ka ndodhur. Në këtë njësi kishte 666 kandidatë gjatë vitit 2023 që kishin kaluar provimin praktik në B, C dhe C1. Të gjithë kanë qenë nga qytete të tjera, si Podujeva, Kamenica, Drenasi, etj. Është e dyshimtë ku një kandidatë nga Kamenica shkon në Pejë për testin praktik”, tha ai.

Ai ka përmendur një ekzaminer i cili sipas tij, për dy javë i ka kaluar 200 kandidatë.

“Kemi një rast një ekzaminer për dy javë në Pejë i ka kaluar 200 kandidatë në pjesën praktike, kjo ësht dukshëm mbi mesataren, dhe kandidatët janë nga komunat e tjera”, tha ai.

Durmishi po ashtu theksoi se nëse dyshimet vërtetohet atëherë do t’i anulojë provimet që kanë qenë të kundërligjshme.

“Ju njoftoj se në bazë të kompetencave ligjore pas hetimeve nga prokuroria dhe në rast të vërtetimeve nga gjykata, jam i obliguar në bazë të ligjit… nenit 76, të bëjë anulimin e këtyre provimeve. Për cdo informatë dhe provë që kemi që provimet i kanë kaluar në mënyrë të kundërligjshme ne do të veprojmë në përputhje me ligjin”, tha ai.

Kurti sot pret në takim Escobar dhe Lajçak
Kurti flet sërish për zgjedhje të parakohshme: Nuk u bë në këtë pranverë, ta shohim çka do të sjellë vjeshta e dimri
Udhëtimi pa viza, këto dokumente duhet t’i posedoni që të udhëtoni
KBI ndihmon me pako ushqimore Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “Liria”
Kajtazi: Çka i duhej Vjosës partia kur miqtë e Kosovës porosisnin të votohej demarkacioni?
Artikulli i mëparshëm Konjufca i përgjigjet Hovenierit: Situata nuk del prej kontrollit për dinarin
Artikulli tjetër Ambulanca e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike “ALERGJIA & ASTMA“ – Gjilan

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.