Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se Kurti i ka uruar suksese Durmishit.
Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të mërkurën. Arsyeja sipas tij, ka qenë zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit.