Zv/ministri i Infrastruktës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë pranuar raportin mbi qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.
Durmishi ka thënë se sipas raportit ura mbi Ibër është stabile dhe funksionale dhe se mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë.
Ai tha se sot kanë pranuar vetëm raportin preliminar, ndërsa do të presin edhe raportit përfundimtar.
“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë. Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka shkruar Durmishi.
“Struktura e urës e trafikut rrugor, mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës, ka një strukture stabile, te qëndrueshëm dhe funksionale për gjatë kohës se shfrytëzimit, po thuajse ashtu si dhe është projektuar dhe ndërtuar, dhe si e tille mund te përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë ngo ato tê parapara me projekt (të kohës kur është ndërtuar) dhe ka kapacitetet te mjaftueshëm edhe për ngarkesat projektuese sipas modelit te ngarkesave te parapara me standardin evropian për ngarkesa EC-1, ose EC-1991, pjesa-3”, thuhet në konkluzion.