Ish-ministri i Transportit, Hysen Durmishi ka reaguar sot lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ekspozitë kjo që ngjalli shumë reagime për shkak të pasaktësisë së të dhënave.
Lidhur me këtë ish-ministri i Transportit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka shkruar në Facebook, duke thënë se për shkak të kësaj narrative të Shkëlzen Gashit, në vitin 2005, pas një përplasjeje të ashpër, personalisht e ka përzënë nga zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!
Hyseni shkruan se tendenca e Gashit për të deformuar historinë tonë dhe luftën e drejtë të UÇK-së ka rezultuar me përjashtimin e tij nga Lëvizja.
“Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra të tilla të marrin leje dhe të financohen nga institucionet tona.Deformime të tilla nuk janë thjesht të pavërteta, ato janë fyerje e rëndë për sakrificën tonë dhe vrasje e dytë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe çlirim” shkruan Durmishi në reagim.
Reagimi i plotë:

