Trajneri i Dritës, Shpëtim Duro dha dorëheqje të hënën nga posti i trajnerit te Drita pasi u eliminua nga Digitalb Kupa e Kosovës, duke u mposhtur 1-0 nga Vëllaznimi.
Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Duro ka treguar arsyen e ndarjes me “Intelektualët”.
“Pikësynimi im ishte fitimi i Kupës, sepse në kampionat kemi qenë shumë mbrapa edhe kur kam ardhur unë.
Me që u eliminuam nga kjo garë nuk më mbeti tjetër veçse të dorëhiqem.
Për atë periudhë sa kalova në Kosovë, kam përshtypje shumë të mira, gjithçka ka qenë perfekte” deklaroi Duro.