Bashkatdhetarët Fitim e Nexhmedin Ibrahimi, kanë dhuruar 10 laptop të cilët do të shërbejnë për nxënësit e shkollës fillore “Skënderbeu” nga fshati Përlepnicë shkruan Radio Star.
Personeli i shkollës ka falenderuar dy bashkatdhetarët për kontributin duke ju mundësuar kushte më të mira për mësim.
Njoftimi i plotë:
Jemi krenar dhe të nderuar që kemi bashkëvendas tanë kudo që jetojnë dhe veprojnë, të cilët nuk e harrojnë vendlindjen dhe e ndihmojnë çdo herë kur iu jepet mundësia. 🙏🙋♂️🙋♀️
FALËNDEROJMË bashkëatdhetarët tanë Fitim dhe Nexhmedin Ibrahimi për dhurimin e 10 laptopëve 💻 për shkollën tonë, që nxënësit tanë të kenë kushte sa më të mira për mësim dhe mësimdhënësit kushte më të mira për punë!👌👏
Së bashku mund të bëjmë mrekulli!