Kishim të njejtën dhimbje, profesor! Por ti jetoje përditë me “Mollën e Kuqe”, “e shkunde”. Përditë ishe atje duke i rënë tejpërtej asaj gjëme të madhe shqiptare.
Nga: Shefik Surdulli
Ndaj të njoha profesor, aq sa të marr guximin për ti thën veç dy fjalë, pak, shumë pak për veprën tënde të madhe!
Anise te gjithë marrim frymë, por jo të gjthë jetojmë!
Të jetosh, do të thotë ta kryesh detyrën ndaj atdheut, ndaj tokës që të lindi e të bekoi për të qenë ti dalëzotësi i saj.
Profesori atdhedashës dhe studiuesi i origjinës së shqiptarëve të dëbuar nga dhuna e egër serbe, nga Toplica, Bislim Pireva – jetoi. Jetoi ngase e kreu detyrën e tij me nder ndaj atdheut duke lën gjurmë të pashlyeshme për brezat.