Dy gazetarë të shquar rusë u grindën gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë në radio në një diskutim mbi rolin e Josif Stalinit në historinë ruse. Gazetari pro-Kremlinit Maksim Shevchenko, e quajti kundërshtarin e tij Nikolai Svanidze, i cili është i njohur për pikëpamje më liberale, “një demagogë” që nënvlerëson rolin e Stalinit në luftën kundër Gjermanisë naziste, duke shtuar se Svanidze “ka pështyrë mbi varret” e ushtarëve të vrarë sovjetikë.
Svanidze e quajti Shevchenko “të padurueshëm” dhe e goditi atë në fytyrë. Prezantuesja bëri thirrje për qetësi, duke u kërkuar gazetarëve të “respektojnë njëri-tjetrin”.
Dy gazetarë të shquar rusë u grindën gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë në radio.
