Dy gra janë përleshur të hënën në rrugën Idriz Seferi në Gjilan, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me njëra-tjetrën.
Policia e Kosovës ka theksuar se njëra prej grave është sulmuar rëndë fizikisht, dhe ka marrë tretman mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima i është ofruar tretmani mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.