Dy gra janë plagosur të shtunën në Fushë- Kosovë rreth orës 12:00, në rrugën “Besa Besë”.
Policia ka bërë të ditur se nga të dhënat fillestare dyshohet se ato janë plagosur nga një burrë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për teve1.info, ka thënë se të plagosurat janë dërguar për tretman mjekësor
“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti
Ajo ka thënë se i dyshuari është identfikuar dhe se policia është në kërkim të tij
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.