Dy ish Kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar ,z. Nick Hawkins dhe z. Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar “Integriteti Gjyqësor”, janë pritur në takim nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj.
Në zyrën e saj, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj ka pritur në takim, dy ish Kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar “Integriteti Gjyqësor” – implementuar nga organizata Sustainable Criminal Justice Solutions (SCJS).
Monitorimi dhe përgatitja e aktakuzave cilësore nga prokurorët e shtetit ishte tema kryesore e diskutimit mes Kryeprokurores dhe ish- Kryeprokurorëve të Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë për grumbullimin e të gjitha provave në secilin lëndë që trajtohet dhe deponohet në gjykatat kompetente.
Gjithashtu, u diskutua për profilizimin e prokurorëve që përmes trajnimeve të përfitojnë përvoja për integrimin e teknologjive moderne në proceset hetimore dhe efikasitetin e trajtimit të rasteve penale.
Kryeprokurorja Vuçetaj, vlerësojë lartë shkëmbimin e përvojave nga ish- Kryeprokuroret ndërkombëtarë dhe theksoi se mbështetjen e ofruar nga ky implementim i projektit për të cilin tha se do ta fuqizoj sistemin e drejtësisë dhe do shërbej në të mirën e ngritjes se efikasitetit dhe luftimin të kriminalitetit nga prokurorët e shtetit.
#SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit #ProkuroriaThemelorePeje