Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është shqyrtuar gjendja momentale rreth pandemisë Covid 19, me që rast është vlerësuar situatë e qetë dhe pa raste të reja të të infektuarëve në komunën e Vitisë.
Në këtë takim u bë e ditur se dje në komunën e Vitisë, janë marrë mostrat për tri testime dhe që të trija rastet kanë rezultuar negative. Ndërkohë, KKMSH, po vazhdon me shpëndrajen e pakove ushqimore për pamiljet në nevojë.
U apelua që të zbatohen rekomandimet, respektohen masat mbrojtëse, ruajtja e distances dhe dalja e panevojshme e qarkullimit, ngase në këtë mënyrë parandalohet përhapja e këtij virusi.
Ndryshe, komuna e Vitisë për gati 14 ditë me radh nuk ka pasur asnjë të infektuar me Covid 19.