Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Agim
Zuzaku, ka vlersuar lartë dy kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës, Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun.
Zuzaku thotë se dy kandidatët për deputet nga Gjilani në listën e AAK-së, Rexhep Kadriu e Ahmet Isufi, vlerësohen si dy figurat më të respektuara në Gjilan e Anamoravë.
Shkrimi i plotë:
E kam fare të lehtë të udhëheq me Aleancën pas Rexhës e Ahmetit, sepse këta e krijuan bazën dhe strukturën e partisë. Kënaqësi të jem pranë tyre, ndërsa motivohem nga angazhimi dhe puna e tyre në etapa të rënda të historisë sonë të lavdishme dhe të ndryshimeve në qeverisje që kanë ndodh sa herë që kishin përgjegjësi në institucionet shtetërore qoftë në nivel lokal po ashtu edhe në atë qëndror.
Aleanca dhe lista e saj do të jetë oferta më e mirë dhe më serioze për Kosovën, për qytetarët dhe brezin e ri.