14 persona të dyshuar janë arrestuar deri më tani, pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë.
Mësohet se të paktën dy prej të arrestuarve janë me prejardhje nga Kosova.
Arrestimi i tyre ndodhi të martën, për lidhje me terroristin shqiptar nga Maqedonia e Veriu, Kujtim Fejzullahu, i cili u kreu sulmin e së hënës në kryeqytetin austriak e që tronditi gjithë botën.
Siç merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’ njëri prej dy kosovarëve të arrestuar në Austri dyshohet se ndihmoi terroristin shqiptar nga Maqedonia e Veriut t’i bartë armët nga Sllovakia në Austri, të cilat u përdorën për ta kryer sulmin terrorist që la të vdekur 4 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur në Vjenë.
Për implikimim e kosovarëve në këtë grup të dyshuar terrorist, që besohet se janë të afërt me ISIS-in, që edhe kanë marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm, informacione sot kanë marrë edhe autoritet e sigurisë në Kosovë.
Deri më tani Policia austriake nuk ka dhënë detaje për të arrestuarit dhe kombësinë e tyre.
Kujtim Fejzullahi është 20-vjeçari, i cili shtiu në drejtim të civilëve, duke lënë të vdekur katër prej tyre. Ai u vra më pas nga autoritetet austriake.
Sipas raportimeve të mediave austriake, Fejzullahi me rrënjë shqiptare ishte simpatizant i organizatës terroriste ISIS dhe pak para sulmit, u betua për besnikëri ndaj kreut të ri të policisë terroriste të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi.
Ai kishte qenë edhe në shënjestër të shërbimit sekret austriak, meqenëse ishte në mesin e 90 islamistëve që kishin dashur të shkojnë në Siri, porse ishte penguar.
Për anëtarësim në një organizatë terroriste me synimin që të evakuohej në Siri dhe të bashkohej me policinë terroriste të Shtetit Islamik atje, ai ishte dënuar me 22 muaj burgim.
Por, ky nuk është shqiptari i vetëm që u përfshi në këtë sulm. Edhe një prej viktimave të këtij sulmi është nga Maqedonia e Veriut.
Sipas raportimeve të mediave maqedonase bëhet fjalë për Nexhip Vrenezin, 21 vjeç. Ai dyshohet se u qëllua për vdekje në momentin kur kishte dalë nga lokali ku po pinte kafe, për të ndezur një cigare.
E heroina e gjithë kësaj ngjarjeje të tmerrshme është kosovarja Doruntina Miroci, policia me prejardhje nga Kosova që u përball me sulmuesin bashkëkombës.
Ndërkohë, edhe dy perosna të tjerë raportohet të jenë arrestuar të martën në mbrëmje në Witerthrur të Zvicrës, për ndërlidhje me grupin terrorist që sulmoi Vjenën.