Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ka organizuar pritje për ekipin përfaqësues të komunës së Gjilanit në OMK 2022 dhe për dy finalistët Lum Jerliu dhe Yllkë Jashari që do të përfaqësojnë Kosovën në garën ndërkombëtare të matematikës IMO 2022 në Norvegji.
Mustafa ka përgëzuar nxënësit për rezultatin e arritur, duke thënë se ky është rezultat i nxënësve, mësimdhënësve të matematikës të kësaj shkolle, por edhe i drejtorisë së shkollës, duke theksuar se dyert e shkollës për ta do të jenë të hapura, sikurse që shkolla do t’u dalë në ndihmë për çdo kërkesë të tyre.
Festim Shkodra, organizator i kësaj gare në komunën e Gjilanit, ka përgëzuar të gjithë për sukseset e arritura, duke shtuar se me punë arrihet gjithçka. Ai tha se nxënësit tanë janë të përkushtuar. Ai kërkoi bashkëpunim mes nxënësve, kërkoi punë të mëtejme dhe tha se pret përkrahje edhe në të ardhmen. “Me punë mund të arrihet gjithçka”, ka thënë profesori i matematikës Festim Shkodra, që ka udhëzuar nxënësit se si të punojnë në të ardhmen.
Zëvëndësi i Shkollës, Agim Asllani përgëzoi nxënësit për këtë sukses dhe tha se janë shumë të kënaqur me sukseset e nxënësve, derisa nxënësja fituese Yllkë Jashari, ka theksuar kishin përkrahje nga shkolla dhe se mirëpresin çdo ndihmë në fushën e matematikës. Ajoi tha se kanë kapacitet për më shumë, andaj kërkoi përkrahje edhe më tej.
Nxënësi tjetër fitues, Lum Jerliu kërkoi që më shumë të ushtrohet për gara, ngase garat e ardhshme janë të nivelit botëror dhe ai mori zotimin e udhëheqjes së shkollës se do të kenë këtë përkrahje.