Në klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar gjithsej 55 pacientë, 47 raste janë me koronavirus, për 2 raste priten rezultate dhe 6 raste pas testimit kanë rezultuar negative.
Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, 40 raste janë në gjendje stabile, 5 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe për përkujdesje intensive dhe 2 raste janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë, dhe në ventilim mekanik dy pacientë.
Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se dy persona me koronavitrus kanë ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.